Vdes shqiptari në Itali, baba i 2 fëmijëve

Nuk ia ka dalë punëtori shqiptar, rezident në Casirate d’Adda, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident në punë të hënën. Arjan Cekani, i shtruar në spitalin Niguarda në Milano, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ai kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës me të cilën punonte, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Ngjante si skena e një filmi horror ajo që u shfaq para syve të forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët ndërhynë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.

Arjan Cekani, 40 vjeç, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vdiq si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Gruaja e tij u bë dëshmitare kur ndodhi aksidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të plagosur rëndë. Në vend shkuan menjëherë të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, urgjenca e spitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zjarrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të Policisë së Treviglios.

Fillimisht ishin zjarrfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një arrest kardiak për shkak të hemorragjisë së madhe. Menjëherë u reanimua dhe më pas u transportua me helikopter për në spital.

Të hënën në mbrëmje, mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vdekjen e tij.
Arjani kishte shkuar në Itali njëzet vjet më parë, e më pas kishte kaluar një jetë me sakrifica për t’i dhënë familjes së tij një të ardhme.

(BalkanWeb)

Loading...