Protestuesit me “jelekë të verdhë” u mblodhën në shëtitiren Champs Elysees në Paris të shtunën, për fundjavën e 16-të të demonstratave që kur lëvizje kundër pabarazisë fiskale dhe klasës politike, shpërtheu në fund të vitit të kaluar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur me sfidën më madhore ndaj autoritetit të tij nga protestat, që morën shkas nga kostoja e lartë e jetesës por objektivi i së cilës u zjerua kundër reformës pro-biznes të Presidentit Macro.
Protestat që kanë marrë emrin nga jelekët e vershë që veshin demonstruesit, janë tkurrur që kur arritën kulmin në dhjetor kur në kryeqytetin francez, shpërtheu dhuna, plaçkitja dhe vandalizmi, në nivelin më të lartë që prej 10 vjetësh.