Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka bërë sot një deklaratë të fortë.
Çollaku shprehet se në protestën e 16 shkurtit një nga personat që ka goditur derën e Kryeminsitrisë ka qenë i infiltruari i policisë.
Sipas tij i infiltruari policisë ka qenë i veshur me xhup të kuq dhe shprehet se dyshohet se ka qenë policia ajo që ka orientuar dhunën në atë protestë.
Deklarata e plotë:
Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policise na behet e ditur se ne grupin qe godiste deren e kryeministrise midis protestuesve,ne protesten e 16 shkurtit,nje individ i veshur me xhup te kuq ka qene i Infiltruar i Policise civil.
Kerkohen foto e nje infividi me xhup te kuq qe godet deren e kryeministrise, polic civil i infiltruar.
Ftoj gazetare te pavarur e profesioniste te hetojne ne kete skandal shteteror te paprecedente.