FUTBOLL – Sterling firmos me “Manchester City” deri në 2023

Raheem Sterling ka rinovuar edhe për tri sezone të tjera kontratën me ekipin e “Mançester Sitit”. Sipas medias italiane “SportMediaset” sulmuesi ka firmosur zgjatjen e kontratës me ekipin elitar anglez deri në qershor 2023.

“Jam me të vërtetë i lumtur, – ka komentuar sulmuesi i përfaqësueses angleze me këtë rast, – rritja ime në këtë ekip ka qenë e pabesueshme”.

Mesfushor krahu me tipare sulmuese, i lindur në Xhamajka dhe i ardhur në moshën pesëvjeçare në Angli, 24-vjeçari është lojtari më i shtrenjtë në kampionatin anglez të futbollit, i cili kaloi për 49 milionë paund nga “Liverpuli” tek ekipi i “Mançester Sitit” në korrik 2015.ATSH

Loading...