Këtë sezon spektakli i humorit “Portokalli ” do të vijë me risi. Ishte regjisori Altin Basha që zbuloi prurjet e reja.
‘F’llojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do vazhdojmë me surpriza të tjera.
Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do vijojnë sezonin. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur’, tha Basha.
Ndërkaq, ‘Revista Who’ ka zbuluar emrat e dy moderatorëve të rinj, përkrah Salsanos dhe Xhemit. Ata do të jenë dy aktorë të spektaklit të cilët do të vinë të transformuar si personazhe të politikës.
Loading...