Zjarr i madh në Dhërmi,digjen sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

Sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurresh janë përfshirë nga flakët gjate mesditës së kësaj të hëne në fshatin Dhermi.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete dhe forca të shumta zjarrfikëse.
Fillimisht, ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë edhe për shkak të terrenit por fatmirësisht në afërsi të zonës nuk ka patur banesa të cilat mund të rrezikoheshin nga flakët.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët mësohet se ka qenë e konsiderueshme, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë zjarrin.

Aktualisht po hetohet edhe nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Loading...