Reagon Paloka: “O idiot, cfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?!”

Pas masave ekstreme të sigurisë pranë godinës së Parlamentit disa orë para protestës së opozitës, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, ndërsa e konsideron atë idiot.
Ai shkruan: “O idiot, cfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?! Tiranen nuk mund ta kthesh ne West Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba. Keshtu shpreson me te vertete te mbash karrigen?!! Keshtu do ta ndalosh urrejtjen qe kane per ty? Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos qe kishe bere ne mes te Tiranes “ i qete” dhe ”i vetem” ne stol…?”, shkruan Paloka.

Përveç kamerave të një cilësie të lartë në zonën përreth Parlamentit, Policia dhe Garda e kanë rrethuar godinën me tela me gjemba dhe me skela.

Loading...