Dritan Leli i përgjigjet Berishës për ‘pengmarrjen’: “E këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi”

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është shfaqur shëndoshë e mirë pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, aty ku iu përgjigj interesimit të gazetareve në lidhje me denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë.

Ndërsa Berisha thoshte se Lelin e kanë marrë peng njerëz të botës së krimit, kryebashkiaku e mohon dhe i kujton të merret me fëmijët e tij.

“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua.

(Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi.

Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”- tha Leli./Balkanweb

Loading...