Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur në rolin e nënës këtë fillim jave.
Ajo ka uruar vajzën e saj 4 vjeçare për ditën e lindjes me fjalët më të ndjera.
“Nalta, sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vetë. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron.
Ta uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m’u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka”, shkruan Spiropali në foton ku shfaqet me të bijën pranë detit.
Loading...