Moderatorja Roza Lati ka qenë përherë në vëmendje të mediave dhe çdo postim apo deklaratë e saj komentohet gjatë.
Siç dihet ajo dhe nëna e saj, aktorja e njohur, Rita Lati, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe vazhdimisht publikojnë foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why not”, Roza kishte ftuar Ritën ku dhe ndonëse para kohe kishte vendosur t’i bënte asaj një surprizë për 8 marsin, ditën e nënës.
Roza i kishte përgatitur aktores një kuti të madhe e cila ishte e mbushur me tullumbace dhe në brendësi kishte disa dhurata dhe dedikime për Ritën.
“A e mbanë mend sa herë doja të dukesha sit y? Atëherë mendoja se magjinë e mbanin tualetet e tua, ndërsa sot kur flas, buzëqesh dhe fal si ti, besoj se ja dola të ngjaj me ty mam”, shkruhej në dedikimet e Rozës, ndërkohë që Rita është prekur pa masë dhe ka filluar të qaj.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/376348016522140/?t=0