Edi Rama shkon me makinë në Kuvend, kundravajtje nga pedonalja(Video)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 9:30 në oborrin e Parlamentit me makinën e tij. Ndryshe nga shumë deputetë dhe ministra që janë futur në parlament më këmbë, Rama ka preferuar të shkojë me makinë deri në derën e parlamentit duke kaluar nga pedonalja. Para tij ka qenë zëvendës kryeministri Erion Braçe që ka mbërritur në parlament më këmbë.

Opozita e bashkuar ka thirrur në protestë qytetarët sot kundër qeverisë. Dje Basha i pyetur as thirrjes së Presidentit Meta për dialog se nëse do të ishte i gatshëm të reflektonte për deklaratat e Presidentit Meta, që kërkoi hapa pas si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca në lidhje me krizën politike, deklaroi prerë se nuk ka tërheqje.

“Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Presidentit, po në përballje me qeverinë e kapur nga krimi për të vjedhur zgjedhjet nuk ka për të pasur hapa pas, por vetëm hapa para drejt largimit të Edi Ramës, duke nisur që nesër në orën 10:00”,- tha Basha, duke ftuar qytetarët në protestë.

(BalkanWeb)

Loading...