Arrestohet ish-banori i “Big Brother”, i kërkonte s*k* meshkujve për t’i bërë të famshëm

Ish-banori i “Big Brother”, Kreshnik Husaj, i njohur me emrin Kika, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka kërkuar favore seksuale të paktën 30 meshkujve.

Ai prej pak kohësh kishte një emision të titulluar “The One Show”, ndërsa sipas “Insajder” pozicionin që mbante e përdorte për të kërkuar marrëdhënie seksuale me arsyen se do t’i favorizonte në emision dhe do t’i bënte mister.

Arrestimi i tij është bërë mbi dy javë më parë, pasi në polici ishin bërë 30 denoncime nga bashkëpunëtorë të emisionit, por edhe persona që kishin rënë pre e mashtrimeve.

Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish-banore e “Big Brother”, Zaida Çobo.

Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur.

“Është e vërtetë që e kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin.

Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim, po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq.

Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë ajo për “Insajder”

Loading...