Rama në “Rai Uno”: Nuk është populli ai që ka dalë në shesh, por një grup i esblishmentit.

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend ka udhëtuar menjëherë drejt Italisë. Shefi i qeverisë ka dhënë një intervistë për televizionin italian ‘Rai Uno’ për emisionin ‘Porta a Porta’ me gazetarin Bruno Vespa.

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur konstatimit të gazetarit Bruno Vespas se ka njerëz që jetojnë në gjendje të keqe në Shqipëri prandaj edhe ata kanë dalë në shesh, është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është populli ai që është në shesh, por është establishmeti që ka mbushur sheshin.

Bruno Vespa: Ka njerëz që jetojnë mirë në Shqipëri por ka edhe të tjerë që jetojnë keq.. Prandaj edhe kanë dalë të protestojnë në shesh.

Rama: Njerë të tillë, që jetojnë në gjendje të keqe ekonomike ka edhe në Itali, por ata që janë në shesh nuk është populli por janë një grup i vogël i esblishmentit. Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit.

Në panelin e të ftuarëve në emision është edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

(BalkanWeb)

Loading...