Burimet thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Arsyet e dorëheqjes nuk bëhen te ditura. Ndërkohë pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha. Prokurori po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në prokurorinë e përgjithshme. Për të, KPK nuk kishte caktuar datën e seancës dëgjimore publike.
(Balkanweb)
Loading...