Lazaj nga 16 vite burg u dënua me vetëm 2 vite, me statusin dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë.
Ndërkohë, Euron Hoti është dënuar me 15 vite burg, Malton Lleshi 13 vite burg, Gëzim Dervishi 2 vite burg për shpërdorim detyre, Agron Kapllani 2 vite burg për shpërdorim detyre, Mikail Hilaj 2 vite burg dhe Altin Katundi shpallet i pafajshëm.
Pjesë e grupit janë edhe 4 ish-zyrtarë të portit të Durrësit. Ngarkesa prej 2.5 tonësh në Ankona të Italisë u sekustrua në datën 9 janar të 2017-ës, ku u arrestua edhe shoferi Dhimo Koraj. Në listën e pasagjerëve, figuronte si shofer i këtij kamioni të nisur nga Durrësi, Demo Progonati, 46-vjeçari, i lindur në Progonat dhe banues në Fier, i arrestuar 6 ditë pas sekuestrimit të drogës, në 15 janar. Pas arrestimit të Progonatit dhe nisjes së hetimeve të cilat zgjatën pothuajse 1 vit, erdhën edhe një varg arrestimesh duke krijuar një furtunë në doganën e Durrësit.
Vetëm 6 muaj më vonë, më konkretisht në muajin qershor u arrestuan edhe 3 trafikantë të tjerë, Euron Hoti, Malton Lleshi dhe Aurel Lazaj, ky i fundit tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërsa në dhjetor të vitit që lamë pas, u arrestuan edhe zyrtarët e portit të Durrësit Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Mikail Hila, Altin Katundi dhe ish nën komisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj. Me arrestimet e këtyre të fundit u mbyllën hetimet paraprake për këtë grup.
(BalkanWeb)