Në një intervistë për gazetarin e Fax News Sokol Dema, Ymeraj është shprehur se gjendja e tij dhe e bashkëshortes është e rëndë, por nuk e njohin autorin e ngjarjes.
Ai tregon se fillimisht në ambientet e shtëpisë së tyre janë fikur dritat dhe autori është futur në dhomën e ndjenjës, ku ka g*ditur bashkëshorten e tij me bishtin e shatës. Në përpjekje për të ndihmuar të shoqen, dhe Bajram Ymeraj ka qenë pre e dh*nës.
“Ishim ulur në divan, na u fikën dritat në fillim, gruaja hapi derën kishte marrë një shatë i ra gruas, u ngrita po nuk e njiha pasi e tërhoqa më ra me shatë edhe mua, pse bën kështu i thashë? S’më foli hic. Thirra komshinë na vr*në, ai hapi derën dhe iku. Se njoh autorin, skemi asnjë sherr, tani jemi kthyer nga Greqia.
Asgjë skanë marrë në shtëpi, sa të më kish kërkuar do ia kisha dhënë veç të mos më ngacmonte”, tregon Ymeraj nga Spitali i Tra.umës.
(Shqiperiaime)