Gjirokastër, gruaja ambasadorja më e mirë e librit në familje

Gruaja është ambasadorja më e mirë e librit në familje. Në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës “Apostol Meksi” në kuadrin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas u zhvillua aktiviteti me temë “Roli i librit në emancipimin shoqëror dhe atë familjar”.

Në aktivitet morën pjese gra dhe vajza të moshave dhe profesioneve të ndryshme, ku secila solli përvoja që kishin fokus, librin, edukimin familjar dhe emancipimin e shoqërisë.

Hijeshinë këtij aktiviteti ia shtoi përshëndetja, me krijimet e tyre të një grupi fëmijësh anëtarë të bibliotekës. /atsh/

Loading...