Dhunohen dy mjekë në Lezhë e Tiranë. “BalkanWeb” mëson se është dhunuar mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës Zef Doda.
Ai u godit me mjete të forta e për pasojë pësoi fraktura. Raportohet gjithashtu se mjeku Doda është në spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka.
Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot.
Në lidhje me ngjarjen e parë ka reaguar edhe demokrati Tritan Shehu, e cili e quan të patolerueshme dhunën e ushtruar ndaj mjekëve.
STATUSI I SHEHUT
Nje ngjarje e shemtuar dhune e agresioni ndaj mjekeve ka ndodhur aktualisht ne spitalin e Lezhes.
Eshte agresuar mjeku dermatolog ne ambjentet e spitalit, gjate ushtrimit te detyres se tij.
E pa tolerueshme kjo, krim i vertete.
Pasoje jo thjesht e problemeve te medha qe ka sistemi i yne shendetesor, por dhe e nje histerie keqedashese te drejtuar ndaj personelit te tij, pikerisht per te hedhur padrejtesisht pergjegjesite mbi ate.
Mjeket e personeli i yne shendetesor ne kushte shume te veshtira pune, privime te medha teknike e logjistike, pagesa qesharake, po perpiqen te bejne me te miren e mundedhme ne kete realitet ku eshte katandisur nga Rilindja, shendetesia jone.-balkanweb