Një urim për mësuesit, por edhe me një mesazh politik mbi vendimin e opozitës së bashkuar ka bërë sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Ndërsa uron festën e mësuesit, Kryemadhi shkruan në një postim në profilin e saj në facebook se pa arsim nuk ka të ardhme, ndërsa shpreh vendosmërinë se nuk do të ketë asnjë has pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.
“Gëzuar 7 Marsin mësueseve tona që me dashuri dhe sakrifica mësojnë fëmijët dhe shpërndajnë dije.
Pa arsim nuk ka të ardhme, ndaj asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.” -shkruan kryemadhi në facebook.
Loading...