Pesë anije tregtare me rreth 18 mijë ton mallra dhe 290 kontejnerë po përpunohen të shtunën në kalatat e portit më të madh të vendit.
Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se gjatë ditës pritet të ankorohen edhe dy anije të tjera me melaminë dhe kontejnerë.
Në kalatën 10 po shkarkohet anija “Yunga” me 10 mijë ton qymyr, ndërsa nga tre anijet e tjera në Terminalin Perëndimor po shkarkohen grurë, sojë dhe çimento.ATSH
Loading...