Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit me pasojë vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë.

Raportohen se në aksident janë përfshirë 8 mjete, mes të cilave kamioni që duket të jetë shkaktari i këtij aksidenti masiv.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes flasin për një të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur.

Qerim Çoçaj, 60 vjeçar, është identifikuar si viktima e aksidentit të tmerrshëm në Gjilan, i cili ndodhi rreth orës 13:20 minuta. Çoçaj ishte pronar i një furre në qytetin e Gjilanit.

Ende nuk dihen detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa policia po punon deri në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Loading...