Gjatë vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, presidenti grek Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë në lidhje me integrimin europian.
Presidenti grek tha se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por sipas tij mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt BE.
Pavlopoulos nuk ka nguruar t’i konsiderojë çamët si ‘bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve’.
“Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, ka thënë Prokopios Pavlopoulos.