Aurela Gaçe ka humbur gjyshen e saj të dashur.
Lajmin e trishtë e ka ndarë në Instagram, bashkë me një video ku gjyshja i lë amanetin e fundit para se të ndërrojë jetë.
Prej kohësh gjyshja e këngëtares ka qenë e sëmurë, ndaj ajo u kujdes që t’i linte një amanet me rëndësi mbesës, që të këndojë kur të vdesë.
Aurela shkruan se mburrej me gjyshen e saj nga mami dhe se tani që nuk është i ka lënë një dhimbje të madhe në zemër.
Nëna ime
Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova.
– “Kur të vdes unë, dua të kendoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….
Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…le.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .
Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjell në banesen e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shume i hidhur.
Mburresha me ty, si një grua shumë e fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe…
…tani do të kendosh atje lart në parajsë, me ata qe të mungonin aq shumë…u prehesh në paqe nëna ime …engjelli ynë. Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shume e madhe.