Vlorë – Digjet makina e punonjëses së tatimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia’, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një benz me targa AA928TZ, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët. Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina ishte në pronësi të një punonjëse të tatimeve në Vlorë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton edhe për shkaqet. Mësohet se grupi hetimor dyshon për zjarrvënie të qëllimshme me benzinë.

(BalkanWeb)

Loading...