Burri i shtëpisë nuk lau mirë enët dhe nuk i vari rrobat e lara në tel ashtu siç duhet – Gruaja e mbylli në papafingo

Burri i shtëpisë nuk lau mirë enët dhe nuk i vari rrobat e lara në tel ashtu siç duhet.

Kjo gjë u bë shkak që një grua 48-vjeçare, me origjinë nga Peruja të xhindosej keq.

Kësisoj, për çdo gabim të vogël, gruaja e mbyllte bashkëshortin në papafingo, në shtëpinë e tyre në Monteverde, një lagje e Romës, Itali.Keqtrajtimet vazhduan për vite të tëra, derisa vëllai i viktimës vendosi të denoncojë gruan.

Bashkëshorti duronte dhunimet e gruas, në mënyrë që të mos braktiste të birin, i cili jetonte në apartament me çiftin.

Gruaja në raste të ndryshme, e kishte përzënë burrin nga shtëpia ose i hidhte ilaç rrobash në ushqim, për ta detyruar të nxitonte me punët e shtëpisë.

Burri jetonte kështu në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike për shumë vite.

Pas denoncimit të kunatit, gruaja mori njoftimin e agjentëve të komisariatit të Monteverde, pas të cilit u detyrua të largohej nga shtëpia familjare. Ndërkohë, e ka të ndaluar t’i afrohet të shoqit.

Loading...