Një mjet në pronësi të një punonjëseje të Tatimeve në qytetin e Vlorës, është shkrumbuar plotësisht.
Zjarrfikësja është sinjalizuar rreth orës 04:25 të mëngjesit.
Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si “Aleksandria”, në lagjen “Pavarësia”, dhe bëhet fjalë për një “Benz” me targa AA928TZ, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Automjeti tip “Benz”është në pronësi të shtetases me inicialet L.B., banuese në Vlorë.
Blutë e Vlorës po hetojnë lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje. Grupi hetimor dyshon për zjarrvënie të qëllimshme me benzinë.
Loading...