Cdo shtetas i huaj që bën kritika publike ndaj Presidentit të Turqisë, Erdogan do të arrestohet nëse shkel në Turqi.
Vendimi është bërë publik nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, i cili tha se kështu mbrohet figura e Presidentit të Turqisë.
Ky vendim nuk prek vetëm politikanët, gazetarët apo intelektualët, por këdo, edhe qytetarët e thjesht që nuk janë turq, nëse vërtetohet se kanë kritikuar publikisht Erdoganin.
“Nuk do të jetë më e lehtë për askënd që na tradhton dhe të vijë të bëjë pushime këtu”, tha ndër të tjera Soylu gjatë një takimi elektoral.
Loading...