Kapsula e raketës së “SpaceX” ka zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik pasi ka kaluar më shumë se gjashtë ditë në hapësirë, tha Agjencia e Hapësirës së SHBA-së, NASA.
Kjo është një arritje e madhe për kompaninë e Elon Musk dhe për agjencinë amerikane të hapësirës NASA, të cilët duan që të rinisin misionet për dërgimin e njerëzve në hapësirë, transmeton REL.
Kapsula pothuajse pesë metra e gjatë e SpaceX është nisur nga Qendra Kennedy në Florida. Ajo bartë me vete një manekin testues të quajtur Ripley, me qëllim që të testojë nëse në të ardhmen mund të dërgojë njerëz në hapësirë.
“Jam i emocionuar sepse ishte shumë stresuese, por funksionoi”, tha Musk pas lansimit të raketës.
Loading...