Llogaraja, porta e Rivierës Shqiptare!(foto)

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës.

Ai përmbledh një siperfaqe prej 1,010 ha.

Ajri i freskët e i shendetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e kombëtare.

Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vendet më të bukura të Rivieres Shqiptare.

Parku i Llogarasë përbëhet nga dru halore, pisha e zezë, bredhi, lisi, dëllenja e butë e robulli.

Ështe shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966, po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar.

Në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjel, restorante, bare të hapura në natyre, etj.,të cilët kënaqin kërkesat e turistëve dhe udhëtarëve.-laberianews

Loading...