1.Pirja për shoqërinë
Deri më sot, pothuajse të gjitha hulumtimet mbi motivet e pirjes së alkoolit janë bërë te adoleshentët dhe të rinjtë.
Në të gjithë kulturat dhe vendet, motivi i shoqërisë është arsyeja më e shpeshtë pse të rinjtë pinë alkool. Pirja sociale mund të shtojë dozën e argëtimit. Kjo përshtatet me idenë se, pija është kryesisht një lojë e shoqërisë.
2.Pirja e konformitetit
Kur njerëzit pinë vetëm në raste të veçanta, sepse ata duan të përshtaten, konsumojnë më pak. Këta janë njerëzit që, do të pinë një gotë shampanjë për një dolli, ose do të mbajnë një verë në dorë për të shmangur të ndjerit i veçuar, nga njerëzit që i rrethojnë.
3.Pirja për përmirësimin e vlerave
Ata kanë më shumë gjasë të jenë njerëz impulsivë dhe agresivë. Këta të rinj (shpesh meshkuj) shpesh duan të ndihen të dehur dhe kanë një personalitet të rrezikshëm.
4.Pirja për të përballuar problemet
Pastaj janë këta persona që, pinë kryesisht për të përballuar gjërat, janë nervozë, nuk përshtaten me njerëzit dhe kanë mendime negative për veten.
Këta persona mund ta përdorin alkoolin për të përballuar problemet në jetën e tyre, veçanërisht ato që lidhen me ankthin dhe depresionin. Përgjithësisht në këtë grup përfshihen më shumë femrat.
Pse ka rëndësi?
Herën tjetër që nisni të pini, mendohuni se përse po e bëni këtë gjë. Ka shumë njerëz që konsumojnë një gotë në darkë për t’u çlodhur. Por, nëse po përpiqeni të deheni, ka më shumë mundësi që jeni duke lënduar veten.