Sot rrjetet sociale janë mbushur me urime për njeriun më të shtrenjtë të jetës sonë: nënën.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i bën një dedikim të veçantë mamit të saj, përmes disa imazheve.
Ajo thekson se tashmë që është bërë edhe nënë i kupton edhe më shumë sakrificat dhe ndjesinë e saj.
Në urimin e Instagram-it, nuk mungon as edhe një mesazh për vjehrrën, nënën e Besit.
Postimi i plotë i Xhensilës:
“Mam, te kam uruar gjithmone per 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesine kurre sa sot. Te jesh Nene, e shenjte si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahet dhe perqafimi im, preheri im dhe supi ku jam mbeshtetur per here te pare. Faleminderit Mam, per gjithcka. Faleminderit Mami i Besit, Shpresa, me dhe djalin dhe ngrohtesine qe kisha shpresuar gjithe jeten. Perqafime dhe gezuar per te gjitha nenat”.