Adriana Lima, “heq” krahët e ëngjëjve të “Victoria’s Secret”

Pasi përmbyllën me sukses turin e sfilatave në qytetet kryesore të botës, ”Ëngjëjt e Victorias” u kthyen për të realizuar super sfilatën në New York, aty ku nisi gjithçka 23 vite më parë.

Koleksioni u prezantua nga supermodelet e shtëpisë gjigande të modës, nëpërmjet “Victoria Fashion Show”. Përveç prezantimit të koleksionit të dizajnuar nga Mary Katranzou, një moment tejet i veçantë ishte kur një prej modeleve më të njohura të kësaj marke, Adriana Lima i dha lamtumirën pasarelës e njëkohësisht bashkëpunimit me “Victoria’s Secret”, pas 19 vitesh që ishte pjesë e kësaj shtëpie mode.

E prekur dhe me lot në sy, supermodelja Lima realizoi parakalimin e fundit në pasarelë, duke rrëmbyer duartrokitjet e të pranishmëve. 37-vjeçarja ka shkruar, ”E dashur Viktoria. Faleminderit që më tregove botën, më tregove sekretet e tua dhe më e rëndësishmja, jo vetëm që më dhe krahët por edhe më mësove të fluturoj”ATSH

Loading...