Qytetarja,Ramës: “E ke bërë Fierin Amerikë”

Në takime të ndryshme që kryeministri Rama ka pasur në qytete të vendit, nuk mungojnë as ‘surprizat’, me gra dhe burra që flasin me superlativa për liderin e qeverisë.

Kjo ndodhi edhe sot në qytetin e Fierit, ku një zonjë mori mikrofonin dhe rrëfeu plot pasion ndryshimet që kishte pësuar jeta e saj nën udhëheqjen socialiste.

‘’Faleminderit që ka ardhur zoti Rama, jemi anëtarë partie, do ja japim votën këtij. Kush i ka inat këtij, i marrtë të keqen këtij.

Ky u bëftë 100 vjet kryetar shteti, sikur të kishe ardhur para 10 vitesh do të ishte shumë mirë Shqiperia.

Falenderojmë zotin Subashi që është kryetar komune, kryetar Bashkie, Fierin e ka bërë Amerikë, edhe fshatrat”, u shpreh entuziaste qytetare.

Ndërkohë që Rama u përpoq që të sqaronte se fjalimi entuziast i zonjës nuk kishte qenë i parashikuar dhe se ajo e kishte marrë vetë fjalën pa leje.

‘’Ore ti nuk je e platformës, ka dalë vetë që të mbajë fjalime, unë thashë ça po thotë. Si na hyre kështu në mënyrë ilegale, apo ke parë ata në Parlament. Ndaj ikën ata se donin që të flisnin pa leje”, tha Rama.

Loading...