E rëndë!Zhduket vajza 12-vjeçare

Një vajzë 12 vjecare është zh.dukur pa gjurmë që prej mesditës së djeshme. Prindërit i janë drejtuar me një denoncim policisë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për një vajzë, nxënëse e klasës së pestë, e cila nuk është kthyer që prej ditës së djeshme në banesë. Policia ka nisur kërkimet pas denoncimit të prindërve.

Ata thonë se nuk kanë konflikte me persona të tjerë dhe nuk kanë asnjë ide se cfarë mund të ketë ndodhur.

Njoftimi i policise

Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

Loading...