Amerikanët tregojnë se pse duhet vizituar shqipëria – Ja gjashtë arsye

Portali i njohur njujorkez ”kxan36news” ka radhitur për lexuesit e tij gjashtë arsye përse duhet të vizitojnë patjetër Shqipërinë dhe të kalojnë pushimet në këtë vend me natyrë të mrekullueshme dhe shumë të pasur me histori.

Tirana – Kryeqyteti që gumëzhin

Kryeqyteti i Shqipërisë, është plot ngjyra (në dekadat e fundit janë pikturuar shumë prej fasadave të vjetra) dhe bukuri. Të gjithë që janë të interesuar për bukurinë e godinave fashiste dhe të banesave, këtu mund të gjejë shumë prej tyre. Tirana është emocionuese për më shumë, është tepër energjike, pasi shumë studente krijojnë jetën e natës më fantastike në rajon.

Në Shqipëri u ndërtuan, duke filluar nga vitet 60’, rreth 200 000 bunkerë. Diktatori Enver Hoxha mendonte se do të sulmohej nga Lindja dhe Perëndimi. Në Tiranë, muzeu “BunkArt”, që tregon historinë e vendit në bunkeret e ridizenjuar, është ndërtuar pak vite më parë.

Riviera Shqiptare

Një tjetër arsye për të vizituar këtë vend të Europës Lindore, janë plazhet përrallore të Rivierës Shqiptare. Pjesa jugore e bregut jo më kot krahasohet me rajonet e famshme të Francës dhe Italisë. Diferenca e madhe është që bregu jugor i Shqipërisë është aq i bukur sa dhe i pazhvilluar. Nëse merrni një makinë me qira, mund të gjeni plazhe në bregdetin e pjerrët që nuk kanë emër dhe janë sekrete.

Butrinti: Një vëzhgim në histori

Me vendndodhjen mes Greqisë dhe Italisë, ky vend i vogël ka parë gjatë historisë së tij të gjatë shumë njerëz të famshëm dhe të gjithë kanë lënë gjurmët e tyre. Një kaleidoskop i periudhave të ndryshme të historisë, ky është Gadishulli i Butrintit në jug të vendit, që është shpallur në vitin 1992 trashëgimi botërore e UNESCO. Atje ka tempuj, rrugë, teatro dhe kisha të grekëve të lashtë, romakëve, kristianëve të hershëm dhe osmanëve. Për të mos u humbur është edhe muzeu arkeologjik ku mund të admironi gjetjet më të mira arkeologjike në këtë gadishull.

Alpet e Shqipërisë

Malet në veri të vendit njihen ndryshe edhe si Alpet e Shqipërisë. Majat që arrijnë deri në 3 000 metra, luginat, malet me pyjet e gjelbra dhe të dendura janë një xhevahir. Në kulturën shqiptare këto Alpe quhen ndryshe edhe Bjeshkët e Namuna. Pasi është thjesht çështje fati që të mos përballesh me një rrëqebuj, ujqër dhe arinj që dalin dalin papritur nga shkurret, apo ndonjë shqiponjë nga majat e larta. Këto male larg nga rrugët e turistëve janë një parajsë për adhuruesit e alpinizmit dhe raftingut.

Gjirokastra – Qyteti i gurtë

Qyteti i i Gjirokastrës në jug të Shqipërisë është gjithashtu qyteti i rrugëve prej kalldrëmi. Shtëpitë që ngjiten në mal (20 000 banesa) janë ndërtuar nga një gur gri lokal, madje me këtë gur mbulohen edhe çatitë. Në qytetin e vjetër, rreth 600 godina janë nga epoka e osmanëve (shekulli XV dei në XIX) dhe për më tepër, Gjirokastra nga vitit 2005 është shpallur trashëgimi botërore në UNESCO. Disa prej shtëpive të bukura plot me dekorime mund të vizitohen, siç janë “Shtëpia e Zekatëve”, që ngrihet në formë kulle mbi qytetin e vjetër. Gjithashtu mund të shihni xhami ose teqe të besimit bektashi.

Një atraksion i veçantë është edhe Bunkeri që nga epoka e Luftës së Ftohtë. Me 80 dhoma i dizenjuar që të presë 300 persona.

Berati – qyteti i një mbi një dritareve

Një tjetër trashëgimi botërore! Shqipëria ka shumë për të dhënë në aspektin historik, një prej këtyre është qyteti i Beratit, që është gjithashtu një dëshmi e sundimit osman. Pseudonimi “qyteti i një mbi një dritareve” i është dhënë këtij qyteti me 60 000 banorë nga shtëpitë karakteristike me dritaret shumë pranë njëra-tjetrës. Duhet vizituar patjetër lagjja e kalasë dhe lagjja myslimane ”Mangalem” me xhamitë e saj të bukura.

Loading...