Senatorja amerikane, Elizabeth Warren: “Po u zgjodha Presidente, do të shkatërroj Amazon, Google dhe Facebook”

Senatorja amerikane, Elizabeth Warren ka bërë një premtim me të cilin ka çuditur gjithë botën. 

Ajo ka premtuar se nëse zgjidhjet presidente e do të shkatërrojë Amazon, Google dhe Facebook.

Këtë deklaratë Warren e ka justifikuar duke thënë se ka për qëllim nxitjen e konkurrencës në sektorin e teknologjisë.

Ajo ka thënë:

“Po u zgjodha Presidente, do të shkatërroj Amazon, Google dhe Facebook”.

Por pas deklaratës së saj aksionet e Facebook dhe Google ranë me rreth 0.5% dhe të Amazon ranë me 0.9%.

Kohët e fundit ka pasur kritika të shumta, pasi gjigandët e teknologjisë i marrin frymën çdolloj biznesi tjetër.

Kujtojmë këtu se Amazon ka zëvendësuar thuajse çdo dyqan fizik ndërkohë që është kritikuar se edhe i keq paguan punonjësit e tij.

Kurse mediat amerikane shkruajnë se premtimi i Warren mund të ketë edhe sfond politik, pasi mendohet se ky lobim ka shkuar për demokratët dhe premtimi i senatores Warren mund të përbëjë kërcënim për ta.

Loading...