Kamionisti i dehur p.ërplas familjen shqiptare, foshnja në l.uftë me jetën

Një familje shqiptare në Itali ka pësuar një dramë të rëndë pas një aks*denti rrugor të ndodhur dje në Marostica, Itali.

Ngjarja ka ndodhur para syve të shumë të pranishmëve të tr*nditur.

Vajza 14-muajshe e familjes është në spital në Padova, ku po l*fton për jetën për shkak të një tr*ume të fortë në kokë, ndërkohë që mjekët janë detyruar t’i presin një k*mbë.

Në spital është e shtruar edhe nëna e vajzës, me fakturë në krah, si edhe babai, i cili g*diti me gr*sht dritaren e kamionit nga zemërimi, duke pësuar pr*rje në damarë.

Babai dhe djali në moshë parashkollore i shpëtuan për mrekulli g*ditjes së një kamionçine të drejtuar nga 58-vjeçari Pietro Dal Santo, në gjendje të dehur, i cili refuzoi t’i nënshtrohej testit anti-alkool.

Autori i aks*dentit është arrestuar mbrëmë, ndërkohë që shkak u bë ikja nga postblloku i policisë.

Sipas raportimeve, policia e kishte ndaluar në postbllok makinën, por pasi i kërkuan dokumentet Dal Santo i dha gaz e u largua me shpejtësi.

Për fatin e keq të familjes shqiptare, dalja e makinës nga kontrolli shkaktoi aks*dentin e rëndë që mund të shndërrohet në tr*gjedi, pasi vogëlushja është në l*ftë me vd*kjen në spital.

Loading...