Sokol Olldashi dhe Azem Hajdari, makthi më i tmerrshëm për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, po rikthehen përmes pasardhësve të tyre.
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ka njoftuar se do të angazhohet në politikë, për të vijuar misionin e lënë në mes nga babai i tij.
Edhe pse vetëm 19 vjeç, djali i Sokoll Olldashit u ka dhënë një mesazh të qartë armiqve të babait të tij që kanë kapur sot Partinë Demokratike.
Nga ana tjetër, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, refuzoi urdhrin e Sali Berishës për digjen e mandatit, duke i bindur vetëm thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për këtë mosbindje, vajza e Azemit është paralajmëruar nga Sali Berisha me përjashtim nga partia.
Azem Hajdari dhe Sokol Olldashi kanë qenë pretendentët dhe rreziku numër një për Sali Berishën, për t’i marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Po të ishte gjallë, Azem Hajdari do të kishte marrë drejtimin e PD që nga vitet 2000, ndërsa Sokol Olldashi sot do të ishte në krye të PD, pas humbjeve shokuese nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës. Sali Berisha arriri ‘të hiqte qafet’ Azemin, duke e nxjerrë në pritë, para oborrit të PD, në shtator 1998.
Azemi dhe Berisha kanë qenë bashkë në zyrë pak para atentatit. Ai është thirrur me urgjencë nga Berisha. Dëshmitarja e vetme në atë zyrë, u zhduk më pas në mënyrë misterioze. Telefoni i Azemit gjithashtu u zhduk. Berisha refuzoi të dëshmonte në prokurori për këtë ngjarje.
Izet Haxhinë, njeriun që sot Berisha e akuzon për vrasjen e Azemit, në atë kohë e përdori për organizmin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.
Në rrethana misterioze humbi jetën edhe Sokol Olldashi, i cili ishte kthyer në një shqetësim të madh për Berishën dhe Bashën.
Olldashi garoi përballë Bashës për të marrë drejtimin e PD, ndërsa më pas denoncoi vjedhjen e votave nga Berisha dhe Basha. Olldashi dinte shumë gjera për veprimtarinë e Berishës dhe Shkëlzenit.
Ai kishte një mbështetje të madhe nga strukturat e PD. Ekzistenca e tij është një rrezik i madh si për Bashën, ashtu edhe për Berishën.
Ka shumë fakte, rrethana dhe arsye që konfirmojnë se Sokol Olldashi është vrarë, duke hedhur poshtë versionin e aksidentit./Pamfleti