Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Sipas BalkanWeb, ngjarja ka ndodhur në fshatin Galush, ku dyshohet se aksidentalisht, një i mitur ka vrarë me armë gjahu vëllain e tij.
Viktimë ka mbetur 20-vjeçari Roland Lleshi, ndërsa ka qenë 14-vjeçari Kristian Lleshi ai i cili dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht mbi të vëllan, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Njoftimi nga policia:
Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën 14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.
Loading...