Trahanaja, ushqimi kurativ

Secili prej nesh e ka provuar së paku një herë në jetë trahananë. Ajo është një prej ushqimeve më të preferuara për disa dhe më pak e pëlqyer për disa të tjerë.

Shijet janë relative,por të gjithë biem dakord për vlerat e saj të pakrahasueshme ushqyese.

Trahanaja është një ushqim i lashte, i përftuar nga fermentimi i drithërave – kryesisht grurit, i cili e bën atë me te shijshëm dhe rezistent ne kohe. Fermentimi nuk përforcon vetëm shijen dhe aromën e një ushqimi, por ai e bën atë veçanërisht ushqyes duke i berë lendet e tij ushqyese me te përthithshme.

Për te arritur fermentimin, nenat tona e kane ber trahananë me kos, i cili përmban bakteret e nevojshme për te përpunuar miellin e grurit. Ky proces kryhet nëpërmjet enzimave te caktuara te cilat shpërbejnë fitatet qe mbajnë te bllokuara minerale te ndryshme dhe nuk i lenë ato te kalojnë muret e aparatit tretës. Për ketë arsye, trahanaja është një ushqim i pasur ne hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit te grurit aminoacidet qe atij i mungojnë, duke krijuar një proteinë te kompletuar. Për ketë arsye, trahanaja është gjithashtu një burim i pasur proteinash.

Trahanaja prej elbi – një superushqim

Fermentimi i elbit prodhon disa substanca te quajtura beta-glukane, te cilat kane një efekt te dobishëm ne rregullimin e sheqerit ne gjak dhe ne uljen e kolesterolit. Madje se fundmi, këto molekula duket te kenë efekt pozitiv edhe kundër kancerit. Si rrjedhoje, mund te provoni te shtoni miell elbi te mielli i grurit për te rritur vlerat ushqyese te trahanasë. Përdorimi i miellit integral te grurit i rrit kënaqshëm përmbajtjen ne fibra dhe antioksidante.

Cila është trahanaja me e mire?

Trahanaja me e mire është ajo qe behet me miell gruri te përzier edhe me hime, dhe te zëne me kos. Sa me i vogël raporti i grurit me kosin aq me ushqyeshme trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht.

Si ta gatuani?

Pasi e zieni me ujë, trahanasë i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate te thare, spec të kuq te thate dhe rigon. Madje mund te tentoni t’i shtoni edhe qiqra për ta bere atë akoma me te kompletuar.

Një kupe trahana është mëngjesi ideale për fëmijët e vegjël

E pasur ne minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve. Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithërave te mëngjesit, pasi fermentimi i grurit e bën atë shume me te ushqyeshëm dhe te lehte për aparatin e tyre tretës ndërkohe qe u jep atyre lenden e pare për formimin e kockave, dhe imunitetin.-Burimi: blerinadiet.al

Loading...