Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda menjëherë në rrjete sociale, por pas kësaj çifti është arrestuar me arsyetimin e shkeljes së rregullave islamike.
Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publikë janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.
Zëvendëskomandat i Policisë Mahmoud Khalaji tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.
Sipas tij, propozimi në publik është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.
(BalkanWeb)
Loading...