Ura e Bratit, një monument me vlera të veçanta arkitekturore

Ura e Bratit, një objekt monument kulture dhe në mbrojtje nga shteti funksionon edhe sot e kësaj dite në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë, rreth 48 km nga qyteti i Vlorës.

Një interes të veçantë paraqet ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta, ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim.

Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti.

Ura e Bratit është me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi, ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej 6 shekujsh.

Një profil të plotë të urës së Bratit është parë tek filmi” Nëntori i dytë”.Ura e Bratit në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .

Kjo urë daton në shekullin e XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mëse 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Bratit dhe Smokthinën.

Kjo urë ka shërbyer për të lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës./k.s/j.p/

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/

Loading...