Një 58-vjeçar italian ka për.plasur me kamionçinë një nënë shqiptare së bashku me djalin e saj 14 muajsh.
Mësohet se italiani me identitet Pietro Dal Santo ishte duke e drejtuar kamionçinën në gjendje të dehur.
Vogëlushit i kanë pr.erë këmbën dhe se ka plagë në të gjithë trupin. Mjekët thonë se atij do t’i duhen vite për t’u rikuperuar.
Babai i tij në një intervistë për mediat italiane ka thënë:
Nuk e falim kurrë një akt të tillë. Ai njeri i dehur i shk.atërroi jetën djalin tonë përgjithmonë. Përgjigja e vetme është bu.rgu! Asnjë h.akmarrje, por drejtësi, po! Këtë duam. Drejtësi të vërtetë, e ashpër, ashtu siç duhet të jetë me atë që shkatërron të ardhmen. Për më tepër, ne jemi shqiptarë, kemi vite që jetojmë në Marostica dhe kemi shumë miq, por në këto momente ne pyesim veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte e kundërta, sikur fajtorët të ishim ne. Edhe për këtë arsye nuk mund të falim.”
Vogëlushi është shtruar prej të premtes në spitalin e Padova, por mjekët ende nuk kanë dhënë prognozën për të.