Kam pasur konflikt më parë për pronën me Fatmir Hodajn”. Kështu deklaron një ditë pas vrasjes së kreut të njësisë administrative së Selenicës Fatmir Hodaj, autori i dyshuar i ngjarjes, Admir Delaj.
Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e autorit të ngjarjes, i cili ka pranuar krimin para oficerëve të policisë. Ai tha se dje kishte qen i ulur në një lokal para pak ngjarjes me viktimën.
“Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam të bënim fjalë. Në lokal filluam t’i hedhim fjalë njëri-tjetrit”, tha ai.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës. Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.
Ai ka qëlluar 64-vjeccarin Hodaj, duke lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit, Delaj është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak kohë më vonë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.
(ed.me/BalkanWeb)