DO TË MUNDOHEM
Do mundohem të të harroj dot?!
Sado të mundohem çdo gjë është e kot’
A harrohet bukuria e Pranverës me larminë e ngjyrave të saj?!
Do mundohem të të harroj,
Por a harrohet Vera me nxehtesinë zhuritëse te saj?!
Do mundohem të të harroj
Në prag vjeshte,
kur gjethet fillojne e bien nga pemët verdhacuqe në tokë
Ashtu si gjethja e verdhe, dhe ty do të të largoj .
Do mundohem të të harroj
Kur Dimri me acarin e tij do depërtoj
thellë në deje
Edhe se pranë oxhakut do të ndihem njësoj.
Por do të mundohem kot’
Do të mbeten grimca ngrohtësie
Që nuk do t’i zhduk dot’
O dashuri imagjinare acar e paperkrahur,
e ftohtë!
Stinët vijnë e ikin përsëri
E gjejnë dhe e pasojnë,
njëra -tjetrën me dashuri.
Por ti mbete aty pa cak e ngrohtësi,
e mjera,
e pafat dashuri!
PËR TY,
DO TË MUNDOHEM PËRSËRI ASHTU MË KOT,
NË QETËSI…
TI ENIGMA,
E PASHPRESA
DASHURI !
Q.L.@ 07.03.2019 Vlorë
Edhe pse pranë oxhakut do të ndihem njësoj…-Lela Qejvani