Në javën që po lëmë pas një lajm në lidhje me moderatoren e njohur, Arbana Osmanin, “mori dhenë”.
Pothuajse në çdo portal përflitej në lidhje me një sherr të mundshëm mes drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe Arbana Osmanit.
Arsyet e kësaj zënke, sipas zërave të shumtë, mund të ishin dy situata: E para, Arbana Osmani kërkonte një shpërblim më të madh për punën e saj, duke qenë se programi është mjaft i ndjekur, dhe e dyta një mbështetje e moderatores ndaj “të dashurit” të supozuar.
Themi kështu, sepse përpos konfliktit me Ben Blushit, për Arbana Osmanin duket se është një periudhë e vështirë për të mbajtur hermetike jetën private. Tashmë prej kohësh përflitet se ajo është ndarë nga bashkëshorti por gjithashtu ka nisur një lidhje të rej me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, ndaj të cilit së fundmi ka shprehur edhe mbështetjen publike.
Këto dy arsye mendohet të jenë zanafilla e konfliktit, por megjithatë Arbana ka reaguar duke i përgënjeshtruar e madje ka ironizuar edhe portalet për gjithçka është thënë.
Por a është e vërtetë se mes saj dhe Ben Blushit nuk ka pasur asnjë konflikt?
Mesa duket, Arbana ka shprehur pa dashje “mllefin” e saj teksa programin e së shtunës e nis me disa fjalë të thëna me buzëqeshje por mjaft thumbuese:
“Mirësevini në programin që ka mbërthyer miliona shqiptarë e që na ndjekin jo vetëm në ekranin e Top Channel por edhe në transmetimet tona online në Youtube. E keni parë, e keni vënë re besoj që tashmë prej shumë kohësh videot më të klikuara sa i takon televizonit janë historitë e programit “Dua të të bëj të lumtur””, shpreh ajo duke nënkuptuar se programi i saj ka audiencën më të madhe.
Epo mesa duket, Arbana i ngre pretendimet mbi shpërblimin mbi baza të forta…/Alpenews