Monika Kryemadhi ishte sot në Fushë-Krujë ku u takua me strukturat e LSI-së dhe bëri akuza ndaj ministrit Lleshaj lidhur me gazin e lotsjellës të hedhur në protestat e opozitës.
Kryemadhi e quajti atë një ushtarak të dështuar që ka lënë gradën e ushtarakut për portofolin e një ministri.
“Sandër Lleshaj helmon qytetarët. Ai është një ushtarak që ka dështuar. Asnjë ushtarak nuk e lë gradën për portofolin e një ministri”, deklaroi Kryemadhi.
“Tashmë ne sot jemi në një takim me njerëzit kryesorë. Kemi një detyrim moral për të bashkëbiseduar për të kuptuar dhe për të ndarë problematikat që ne kemi. Djegia e mandateve është i paprecedentë por është i nevojshëm. Djegia e atyre mandateve, ishte një vendim për të cilët menduam se deputetët do të kishin mëdyshje por nuk pati të tilla. Vetë LSI ëhtë krijaur me qëllim integrimin e Shqipërisë.
Bëmë të mundur marrjen e statusit kandidat kur partia drejtohej nga Klajada Gjosha. Pas zgjedhjeve të 2017 komisioni europian vendosi një nga kushtet reformen zgjdhore. OSBE shkoi në raportin e saj se 20% e deputetëve të Partisë Socialiste kishin vjedhur votat.
Tashmë kemi 400 CD ku vetëm tre minuta zbardhi Zëri i Amerikës. Dosjet 339 dhe 184 ku tregohet implikimi i Edi Ramës në blerjen e votës. Kjo do të thotë se ai parlament tashmë është ilegjitim. Të paktën 5 deputetë të saj janë me vota të blera. Rama nuk konsideron as shtet as institucione. Ky njeri ka kapur shtetin dhe e ndaj sicc i intereson. Kudo që të shkojmë, njerëzit thonë ccgarë do të fitojë populli nga politika. Në mund të bënim sikur shkonim në parlament dhe shaheshim me njëra-tjetrën. Por a do t’i rriste kjo rrogat e shqiptarëve?! Absolutisht jo.
Një opozitë fasadë do të bëhej patericë për qeverinë e Ramës. Deputetët e PS nuk kanë dalë për të kërkuar votat”, u shpreh Kryemadhi.