Të rinjtë e Ecovolis mbjellin 100 pisha në zonën e Llogorasë. 

Një shëmbull për tu ndjekur 🙂

Të rinjtë e Ecovolis  mbjellin100 pisha në zonën e Llogorasë. 

“Ngjit Llogaranë, shiko Jonin, shiko Sazanin, shiko, Sarandën, shiko Vlorën, shiko të tashmen, shiko të ardhmen të mishëruar te kjo pisha e vogël. Kjo pisha është biznesi yt që do të lulëzojë, është fëmija jot që do të rritet për të qenë i suksesshëm, është jeta jote që merr kuptim…
Ne ngjitëm Llogaranë dhe u mbushëm me energji, pozitivitet, dashuri…plot me jetë…
Sot mbollëm 100 pisha…Sepse ishim vetëm disa …
Nesër, bashkë me ty do të mbjellim mijëra, miliona…pisha…të ardhme.. jetë…” – Mbyllet postimi i Ecovolis ne faqen zyrtare ne facebook.

Ju kujtojme se Ecovolis është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë.

Laberianews

Loading...