Aksident në Gjermani,dy motrat shqiptare humbin jetën

Gjermania sot është goditur nga një ak.sident i rëndë.

Ngjarja qe ndodhi te dielen në Gjermani mori jetën e dy femrave kosovare.

Sipas burimeve të Indeksonline viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër.

H.Sh dhe F.Sh, emra të njohur për redaksinë humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e sotme.

Dy motrat mesohet se janë me origjinë nga Gjakova. Në raportimin e mediave vendase per aksiderntin u tha se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.

Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’.

Loading...