E rëndë tragjedia që ka pllakosur familjen Karazajmi në Peshkopi, ku dy prindër të rinj në moshë, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën në një aksident me motor ditën e diel.
Pasojat e një aksidenti të tillë sikurse shihet, i kapërcejnë thjesht caqet e vdekjes së dy personave: ato tashmë do të përjetohen nga 4 fëmijë që do të rriten pa nënë dhe baba në rrugët e panjohura të fatit.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”.